Gëzim Ajgeraj - Kritika
RECENSION
 
VËRTETËSIA ARTISTIKE E NJË SHPIRTI POETIK
(Mardena KELMENDI: " Çasti im shekullor", Poezi, Botim i autores, Tiranë, 2004)
 
Gëzim AJGERAJ
Buzëqeshja e fëmijës, drejtë nënës është robëri e përjetshme për të. Aty lidhen shpresat, ëndrrat, dashuritë prej nga nisë e merrë vrullë jeta. Ajo hynë në shpirtin poetik, merrë frymë, gjallëri, merr shpirtë nga shpirti i poeteshës dhe hapronë hapsirave të bardha si mision i një vërtetësie artistike të një shpirti poetik. është shpresa e jetës, rrezja e parë, Alesio i cili hynë në prologun e librit dhe bëhet vargë;
 
(Je ti lumturia, je ti muze e frymëzimit tim
je ti poezia, Alesjo biri im!)
 
bashkëudhëtare i shpresave dhe jetës së Mardena Kelmendit.
 
UDHËTIM
 
Vetë jeta, egzistenca e jonë është një udhëtim. Udhëtimi poetik, është udhëtim me veten. brenda të cilit fiksohen qastet e egzistencës tonë, qofshin ato qaste shekullore apo edhe të përsëritshme. Pra, sikur vjen një castë të zgjonë, është ajo ndjenja e dhuntisë së brendshe që e kërkonë atë castë për të nisur në udhëtimin e pa fundë me veten, është ky '' Çasti Shekullor,,. Dhe udhëtimi nisë bashkë me vargun për t'i falur jetë atijë casti , dashuri! Për të dëshmuar qenësin dhe egzistencën tonë brenda të cilës përpëlitemi. Brenda kësajë egzistence ka jetë, trazime e shqetësime, ka shpresë, është vetë vargu, fryma e shpirtit të poeteshës, e cila gjëllon këtij udhëtimi. Dhe i gjithë ky mister i këtije udhëtimi, ka vargun si dëshmi, brenda të cilit ka dhimbjet e pasionet, vajtimet e gëzimet, ditët e zymta e me diell, stuhitë, qarjet e reve, vranësirat e, e sigurisht, shiun gri që bie pa pushim... (siq thuhet edhe në parathënje). Për deri sa në librin e parë gjenë më tepër gjurmë nga e kaluara, pjesërishtë edhe e hidhur, kur dihet se fati i poeteshës, familjes, rrethit të sajë, i takoin familjeve të persekutuara nga sistemi, në këtë bashkëudhëtim me vargun sikur gjejë një çlirim të plotë nga kohët e hidhura. Ky çlirim nga ajo kohë sikur vie si një dritë e re në vizion që edhe vargu ta gëzoi lirinë e këtijë udhëtimi. Ai tani gërshetohet bashkë ndjenjat e këtijë udhëtimi herë herë edhe të përmallshëm e me shi, siq janë lotët e mërgimtarit për mallin e lënë diku në atdhe, fat i cili po e përcjelle edhe poeteshën. Dhe këto rrugë kërkojnë mbijetesë, e cila rrënjët i ka gjithmonë në shpresën, dashurinë se e nesërmja do të jetë më e bukur. E gjithë kjo ndërtohet brenda shpresës, të cilës poetesha i lutet me lutjet e një fëmije, për një botë të mbarë, kur dihet se në cilen kohe  të trazuar meditojmë sot.
 
KUJTIME TË TRAZUARA
 
Të kaluarën e përcjellë gjithmonë dhe një nostalgji e cila herë pas here zgjohet si një kujtim, si ëndërr e bukur, si dhëmbje e trazuar që mungonë, në veçanti kur ajo shoqërohet me kujtime të bukura jetësore. është dashuria, ëndërr e pa harruar e cila si ëndërr e shkuar por edhe jo e harruar, tundet kujtimeve me dhembje që gjithmonë njeriun e bënë të vuajë. Dhe të gjitha ato ëndrra vijnë si një lutje, si dashuri e pa jetuar, por që jeton thellë në ëndrrat e trazuara, në zemrën e bërë gur sic thuhet në urti, për tu derdhur në vargë si një pikëllim i asajë që mungon. Janë ëndrrat ato që s`të lenë të qetë duke të përplasur gjithandej, duke kërkuar shtigje më perfide për mos dështimin e një kohe. Pse nuk veprova kështu, pse ashtu? e sa e sa ''Pse?,, . Por shpirti poetik din të flas me gjuhën e sinqertë, pa dinakëri, trimëri e oratori. Aty shkrihet sinqeriteti dhe nganjëherë ky sinqeritet e pesonë. Dikur mbeten veq kujtimet si ëndrra të trazuara që tunden vazhdimishtë në kujtesën e njeriut dhe mbeten si kujtime të pa harruara që pikojnë gjithmonë.
 
RITI I RIKTHIMIT
 
 
Riti i rikthimit nga pika ku jemi nisur, sikur është synim i pa shmangshëm i njeritut i cili sikur gjate gjithë kohës rrotullohet rreth këtijë qëllimi. Ky rit, është edhe vetë kërkesa e poeteshës, të cilën fati e ka hudhë përtej tokës që pretë. Ky rit, sikur pret që me vrapin e kalit të bardhë ta sjellë shpirtin andej nga rrjedhë dashuria. I gjithë ky udhëtim, ka ëndrra, dëshira, tinguj, deri sa shpresa bredhë mallit plotë nostalgji. E gjithë egzistenca njerzore, sikur lidhet brenda një kërkese që shpeshë mbyllet ëndrrave. Gjithçka mbetet largë dhe ndizet në mallë, sic ndizet shpirti i poeteshës së mërguar. Prapë heshtja, kujtimet që i sjellin kaq pranë rikthimin e dëshirave atje ku kanë nisur. Prapë vetmi, trishtim, kërkesë e shpresë për rikthim. Ndezja e dëshirave për ri'takim, mbetet e pa shuar si rrezja e diellit kur agonë mëngjeseve, e mbyten ëndrrat e trazuara. E harruar mallit, kërkesa për mos-harrim kumbonë fuqishëm, pritjes për tu rikthyer atje nga jemi nisur, duke i grisur netët e vetmisë si dhembje të largësive që na dogjën.
 
MOTE TË PËRDALA
 
Pas gjithë atij clirimi nga kohët e përdala që e përcollën njeriun tonë, e që herë herë e bënë dhe të vuaj ai, sikur herë herë na shoqërojnë plagët e asajë kohe. Vetë poetesha, familja e sajë, rrethi, i takojnë familjeve të përsekutuara nga ish sistemet, që deomos kanë lënë dhe gjumrë të pa shlyeshme në kujtesën e sajë. Këto dhembje janë bashkëudhëtare të sajë, pa ndashëm dhe të vargut. Me gjithatë, Ajo tani sikur është çliruar nga ato dhembje dhe me forcën e shpirtit, di të falë. Nga një herë kjo kohë, kur shikohet nga largë na vie si kohë e dështuar, sepse vetë koha që jetuam ishte kohë e mohimit. Për të shpëtuar nga kthetrat e kësaj kohe të ligë, vie ikja, për ta lënë atdheun si një lule të shkretë, pa gjethe e rrënjë, duke marrë me vete një copë malli, nëpër ikjen e pa fund. E gjithë kjo ikje sikur përcillet me stuhi që djeg cdo deshirë! Edhe pse në përballje me shumë stuhi, prapë mbijetesa. Ajo vie faqebardhë për ti dëshmuar kohës, për kohën e përdalë.
 
KLITHMA E DËSHIRËS PËR KTHIM
 
Kërkesa për clodhje, vie pas gjithë atijë udhëtimi të lodhshëm për tu kthyer atje ku prehen dëshirat, dashuritë, ëndrrat, kujtimet, malli, përse ky të mos jetë dhe një '' Çastë shekullor. Sepse është vetë malli, për njerzit, të afërmit atdheun. Ç'ti sjellë ''Atijë, kur ende digjet balli e malli hapëronë largësive. Gjithcka mungonë, kur mungonë atdheu. Malli shkonë e vjen si forcë për kërkuar e gjetur rrugën e kthimit, prej nga jemi nisur. Sepse janë njerzit, të afërmit atdheu, që hapëronë mallit dhe na nxjerrin nga harrimi. Është vargu, miku më besnik i cili për qdo qastë me erë magjike hapëron dritares shpirtërore dhe merrë udhë me gjuhën qiellore (Poezi... fq. 184), siq thotë poetesha, dhe si flutur paqe të sjellë në zemrat e njerzisë. Ai mallë bëhet këngë, hynë nëpër notat e kitarës, duke sjellë kujtime të pa harruara nga; Kohët e bukura të asajë rinie (Kitara e lirië..., fq 185). Atdheu është pjesë e pa ndashme e kësaj kënge, Kosova Kreshnike-dheu i të parëve të poeteshës. Është shpirti poetik, ai i cili derdhë plotë dashuri, për ta bartur atë të lirë përmes vargut. Dhe vargu i mbeti besnikja e paharruar, edhe përkundër ndrydhjes së fjalës nga kohë e përdalë. Prapë thirrje pë lirinë e poetit. Ajo vjen si klithmë e trazimeve të përgjithshme që po ndodhin rreth nesh, njekohesishtë klithma e poeteshës është thirrja nga shpirti poetik që shpërndanë paqe dhe dashuri për të tjerët. Ndërsa vargu është c'lodhja e shpirtit poetik,  i cili sikur e pret me pa durim një castë, për ta vënë kurorën e yjeve kthimin në atdhe.                             
 
                                                                                     Zvicër, 10.12.2004  
Fjala e lirë
 
 
Heute waren schon 1 Besucher (7 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden