|
|
 |
Nëse si jep frymë të re fjalës, mos e thuajë

Mirë se vini në web-faqen letrare; METAFORA.
Këtu prezentojmë të gjitha punimet letrare, kritikën, dhe mendimet rreth letërsisë. Gëzim Ajgeraj Zvicër.
g_ajgeraj@hotmail.com
KLITHMË GJETHI NË DEGËN E THYER
S`dua të më zverdhin motet pa arbitër
As stihitë e stinëve në kohë të zjarrmisë
Dua të freskoj degën me flladin e mëngjesit
E dua ledhatimin e mëngjeseve të Sharrit
Puhiza e tyre të më ledhatojë damarëve
E kur merr vapë vera, etjen ta shuaj burimeve
Rrënjëve ta thith nektarin e tokës
Të mos më zverdhë kohë e përdalë
S`dua që degës sime t’i shkëputet kërcelli
As t’i thyhen pipat që bulojnë mbi të
Ju lutem...
trungun mos ma dëmtoni
S`dua që unë të zverdhem moteve pa arbitër
Edhe pse jam gjeth i degës së thyer
E ruaj gjelbërimin e pranverës së parë
... se ushqehem nga trungu im
Zvicër, 2007
|
|
 |
|
|
|
|